Një vajzë nga Librazhdi është bërë kryeqendra e të gjitha mediave në orët e fundit sepse ka tradhëtuar bashkëshortin e saj.
Vajza ishte martuar me një djalë që jeton në Londër, ndërsa vetë jetonte me vjehrrën e vjehrrin. Por, në fshatin ku jetonte, nusja e shtëpisë kishte njohur një tjetër djalë me të cilin kishte nisur edhe një aferë jashtëmartesore.
Por, historia e tyre nuk zgjati shumë pa u zbuluar…
Dyshimet se nusja e djalit të shtëpisë kishte një të dashur dhe po u ç’nderonte famljen kishte bërë që vjehrra e vjehrri ta ruanin të renë këmba-këmbës. Derisa një ditë e kapën. Dhe pikërisht në shtratin që ndante me të shoqin emigrant kishte futur të dashurin. Pamjet e publikuara nga JOQ e IconStyle.al tregojnë mënyrën se si nusja trajtohet në sy të të gjithë familjarëve të bashkëshortit të saj.
Të gjithë i sullen ndërkohë që reja qëndron në shtrat e mbuluar me batanije pasi është ende e zhveshur dhe e vetmja gjë që bën është të lutet ta lënë të qetë.
E ndjerë në faj, ajo sheh se si filmohet nga vjehrrit, pamje të cilat kanë përfunduar edhe në duart e të shoqit. I dashuri qëndron ende në dhomë. Mes familjes së bashkëshortit të gruas që kishte zënë të dashur, ai thotë vetëm: S’e dija, s’dija gjë!
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Togës të Librazhdit, ku sipas policisë, çifti kishte dhunuar nusen e djalit të tyre pasi e kishin gjetur me të dashurin e saj. Përveç dhunës, ata po ashtu e kishin filmuar teksa ajo ishte me të, duke i postuar videot në rrjetet sociale.
Djali i çiftit ndodhet në emigrim në Londër, ndërsa kjo ishte hera e dytë që dy të moshuarit e kanë kapur nusen e tyre 23-vjeçare me të dashurin.