Provim edhe për gjyqtarët e prokurorët, njësoj si për mjekët dhe mësuesit. Sokol Sadushi, një nga ekspertët që u angazhuan për draftin e ndryshmeve kushtetuese, në kuadër të reformës në drejtësi, thotë se për ata që dalin me rezultate negative do të ketë dy ospione: ose largohen nga sistemi, ose rikthehen në Shkollën e Magjistraturës për riaftësim.
“Gjyqtarët që mund të shfrytëzojnë hapësirën ligjore për të dalë nga sistemi, mund të rikthehen si prokurorë dhe gjyqtarë, vetëm nëse i nënshtrohen po ashtu procesit të verifikimit dhe rivlerësimit. Komisioni i Venecias të dërgojë një tjetër opinion paraprak në muajin shkurt, përpara atij përfundimtar në mars. Pritshmëria e këtij raporti është të evidentojë dhe të propozojë zgjidhje për të gjitha rastet kur Kushtetuta mund të lërë vend për kundërshtime apo dykuptimësi. Reforma do të përllogarisë ndryshim të statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke shtuar dhe rritjen e pagës së tyre. Koha që do t’i duhet Shqipërisë për të rifreskuar kastën e gjyqësorit, është të paktën 3 vjet”, është shprehur Sadushi në një intervistë për “shqiptarja.com”./Respublica/