Opozita ka paralajmëruar se nuk do të ulet më në tryezë me mazhorancën për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, për shkak se sipas tyre, socialistët janë tërhequr nga marrëveshja që kishin.
Duke folur për këtë ngërç për zgjedhjen e Presidentit, e ftuar në “ABC Live”, ministrja Elisa Spiroplai, u shpreh se mesa duket Grupi Parlamentar i PD-së nuk i ka 20 ë deputetësh për të propozuar emrat për deputetë.
“Është Kuvendi që e ngarkon kushtetuta. Janë argumente infartil. Nuk janë serioz. Ose t’i japim vendit një President përfaqësues për të gjithë ose ata nuk e kanë këtë vullnet. Mesa duket ata nuk i kanë 20 ë deputetësh për të propozuar. Por problemi i brendshëm nuk mund ta çojnë në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit. Nuk e duam që Presidenti të jetë një deputet socialist. Pikërisht për të hapur mundësi PD dhe aktorëve të tjerë që të mund të propozojë emra të vlefshëm. Në fund të këtij procesi me apo pa grupin, ne do mund t’i japim kësaj republike një President të denjë.” tha Spiropali.
Në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike që u zhvillua dje në selinë e PD-së kreu i grupi, Enkelejd Alibeaj, deputetët Jorida Tabaku e Gazment Bardhi kanë kërkuar që opozita të mos marrë pjesë në raundet e mbetura për presidentin, pasi sipas tyre Edi Rama e tregoi që nuk i respekton marrëveshjen dhe se në fund do të zgjedhë presidentin që ata e kanë vendosur që në krye të herës.
Sa i përket negociatave për zgjedhjen e presidentit të ri, është djegur raundi i parë dhe i dytë pasi palët nuk arrijnë në konsensus. Kur opozitës i ka mbetur edhe një raund si mundësi për të propozuar një kandidat për kreun e shtetit, Enkelejd Alibeaj u shfaq sërish mosbesues duke akuzuar socialistët se duan ta zgjedhin vetë. Megjithatë, socialisti Taulant Balla e sfidoi sërish duke i kërkuar emër për presidentin.
/e.d