Një nxënës i klasës së katërt që i mbijetoi të shtënave masive të së martës në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas, tha se personi i armatosur u tha fëmijëve: “Është koha për të vdekur”.
I mbijetuari tha se ai ishte në klasën ngjitur ku ndodhej personi i armatosur. Pikërisht në atë moment, nënkoloneli Christopher Olivarez i Departamentit të Sigurisë Publike të Teksasit tha për CBS News, se ai “filloi të qëllonte fëmijët dhe mësuesit që ishin brenda.”
“Ai hyri brenda dhe më tha, ‘Është koha për të vdekur’,” i tha djali gazetarit të KENS-TV Henry Ramos. Prindërit e tij nuk donin që ai të identifikohej në kamera, por djali donte të tregonte atë që ndodhi.
Kur ai dhe nxënësit e tjerë në klasën ngjitur dëgjuan të shtëna, djali tregoi se u tha shokëve të tij të fshiheshin. Ai dhe katër të tjerë u fshehën nën një tavolinë.
“U fsheha menjëherë”, tha djali. “Dhe unë po i thoja shokut tim që të mos fliste se do të na dëgjojë.”
Menjëherë në vendngjarje mbërriti policia. Një oficer u tha fëmijëve të bërtisnin nëse keni nevojë për ndihmë, tha djali.
“Një nga personat në klasën time bërtiti për ndihmë. Djali dëgjoi dhe ai hyri dhe e qëlloi atë”, tha ai. “Polici hyri në atë klasë, dhe më pas pati një përplasje mes autorit dhe policisë.
Guvernatori i Teksasit Greg Abbott tha se tre oficerë u plagosën gjatë të shtënave, por se të gjithë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Kur të shtënat pushuan, nxënësi tha se u largua nga vendi ku ishte fshehur së bashku me shokun e tij.
Dhe ndërsa ishin oficerët që ndaluan masakrën, djali tha se ishin mësueset, Irma Garcia dhe Eva Mireles, që shpëtuan jetën e tij dhe të fëmijëve të tjerë.
Mireles, 44 vjeç, ishte gjithashtu një mësuese e klasës së katërt, e cila kishte qenë mësuese për 17 vite. Në një postim në Twitter, vajza Adalynn shkroi se nëna e saj “sakrifikoi jetën e saj për të shpëtuar nxënësit.”