Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i ftuar në “radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar situatën politike brenda PD.
Ai tha se aktualisht PD po shkon drejt zgjidhjes përfundimtare të krizës, ndërkohë që problem mbetet vetëm grupi parlamentar.
Ristani theksoi se kriza në PD erdhi pas goditjes së fortë që bëri kundërshtari, pasi kapi dhe bashkëpunoi me ish-kryetarin, duke iu referuar Lulzim Bashës.
Ndërkohë theksoi se edhe Enkelejd Alibeaj është vënë në shërbim të Ramës.
Pjesë nga biseda:
Xhokaxhi: Dy mbledhje paralele në PD pasqyrim i përçarjes në PD?
Ristani: Ka ndryshuar gjithçka. PD kaloi një krizë të thellë, e cila filloi të zgjidhet, jemi pranë zgjidhjes përfundimtare. Kemi zgjedhur kryetarin, do të zgjedhim kryeson. Kemi një parti Demokratike. Grupi parlamentar nuk është i bashkuar, por PD në vetvete nuk ka probleme të tilla.
Xhokaxhi: Kjo lloj ndasi brenda grupit parlamentar e ndarë në 3 pjesë, çfarë pasojash sjell.
Ristani: Sigurisht që pasoja ka, sepse partia duhet t’i kishte përfaqësuesit e saj në parlament në unison. Mos pëlqimi i vijës politike në unison sigurisht që krijon probleme të cilat po shfaqen, qoftë me mënyrën se si votohet, si negociohet. Janë të gjitha që nuk përçojnë në parlament vijën politike që ka.
Xhokaxhi: Si e komentoni ju mbledhjen e PD sot, ku 21 deputetë ju përgjigjën ftesës së ALibeajt?
Ristani: Para se grupi parlamentar të marrë vendimmarrje të konsultohet me organet drejtuese të partisë. Është e qartë që është një grup deputetësh të cilët nuk e kanë këtë lidhje me vijën politike të PD, dhe sigurisht që do të krijojë probleme.
Xhokaxhi: Ky grup deputetësh dhe zoti Aliebaj njihet nga institucionet?
Ristani: Ka qenë e qartë që në fillim se kriza e PD ishte dhe si pasojë e goditjes së fortë që kundërshtari i dha partisë nëpërmjet kapjes apo bashkëpunimit siç ishte ish-kryetari apo siç po shfaqet Alibeaj.
Është kjo goditje, apo kjo luftë i cili e ka gjetur më lehtë që nëpërmjet këtyre renegatëve të zbatojë planin e tij për të mbajtur pushtetin./m.j