“Rusia synon të sigurojë një furnizim të pandërprerë me gaz në Itali”. Kështu i ka ripërsëritur, siç raporton Kremlini, presidenti rus, Vladimir Putin, kryeministrit Mario Draghi, gjatë një bisede telefonike. Putin i shpjegoi më tej Draghit se Moska është e gatshme të ndihmojë në tejkalimin e krizës ushqimore në këmbim të heqjes së sanksioneve.
Këtë e konfirmon edhe qeveria italiane me një shënim: “Biseda u fokusua në zhvillimet në situatën në Ukrainë dhe në përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për krizën e vazhdueshme ushqimore dhe pasojat e saj serioze në vendet më të varfra në botë”.
Agjencitë ruse të lajmeve shtojnë se telefonata përmendi edhe negociatat, të cilat Putin tha se ishin pezulluar nga Kievi. Presidenti rus argumentoi gjithashtu se Moska po bën “përpjekje për të siguruar lundrim të sigurt në Detin Azov dhe Detin e Zi”, duke thënë se është Ukraina ajo që po “e pengon”./m.j
Dëgjojeni me kujdes Draghin dhe përktheni si duhet Draghi: Alla domanda se ho visto spiragli di pace la risposta e’ no..
Draghi: parlavamo per chiedere sbloccare Grano Ucraino….a cui per un giorno e’ stata sospeza la fornitura di gas’ ..