Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enlekejd Alibeaj së bashku me deputetët e pranishëm në mbledhjen e sotme kanë bërë publikë emrat e anëtarëve të Komisioneve.
Janë 3 Komisione të propozuara nga opozita, Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike, Komisioni për Reformën Territoriale dhe Komisioni për Reformën Zgjedhore.
Gazetari i Abc.news, Juxhin Mustafaraj ka siguruar listën e plotë të emrave. Grupi Parlamentar ka propozuar që kryetar i Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike të jetë Gazment Bardhi.
Ndërkohë Dhurata Çupi do të jetë bashkë-kryetare e Komisionit për Reformën Territoriale, ndërsa Enkelejd Alibeaj do të jetë bashkë-kryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore.
Por ajo që bie në sy është emri i deputetit Oerd Bylykbashi, i cili është mbështetës i “Rithemelimit.” Emri i Bylykbashit është propozuar për të qenë pjesë e Komisionit për Reformën Zgjedhore.
Lista e plotë:
Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike:
1. Gazment Bardhi (kryetar)
2. Ferdinand Xhaferaj (anetar)
3. Lefter Geshtenja (anetar)
4. Ilda Dhori (anetare)
5. Emilia Koliqi (anetare)
6. Bledion Nallbati (anetar)
7. Arbi Agalliu (anetar)
8. Kastriot Piroli (anetar zevendesues)
9. Jorida Tabaku (anetar zevendesues)
10. Ramadan Likaj
Komisioni për Reformën Territoriale:
1. Dhurata Cupi (bashkekryetare)
2. Zef Hila (anetar)
3. Andia Ulliri (anetare)
4. Xhelal Mziu (anetar)
5. Orjola Pampuri (anetare)
6. Saimir Korreshi (anetar)
7. Merita Bakiu (anetare zevendesuese)
8. Bledion Nallbati (anetar zevendesues)
9. Zheni Gjergji (anetar zevendesues)
Komomisioni për Reformën Zgjedhore:
1. Enkelejd Alibeaj (bashkekryetar)
2. Oerd Bylykbashi (anetar)
3. Grida Duma (anetare)
4. Dashnor Sula (anetar)
5. Kreshnik Collaku (anetar)
6. Lindita Metaliaj (anetare)
7. Seladin Jakupllari (anetar zevendesues)
8. Ervin Salianji (anetar zevendesues)
9. Eralda Bano (anetar zevendesues)
Dy ditë më parë, opozita depozitoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike. Qëllimi i këtij Komisioni është kontrolli i mënyrës së zbatimit të ligjit për investimet strategjike.
Kërkesa u firmos nga 31 deputetë të Grupit Parlamentar demokrat.
/e.d