Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj Enkelejd Alibeajt, i cili sot ka thirrur në një mbledhje grupin parlamentar. Sipas Berishës, Alibeaj nuk ka asnjë tagër apo autoritet, përveç atij që i jep Rama.
“Përveç autoritetet që i jep Edi Rama, Alibeaj nuk ka asnjë autoritet dhe tagër nga PD e Shqipërisë. Çdo veprim i tij është sintonizim i një farse të shpifur të zgjedhjes së Presidentit nga Edi Rama”, tha Berisha për gazetarët.
Ish-kryeministri komentoi edhe debatet për votën e emigrantëve, duke thënë se ajo që konsideron Rama që vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë të jetë zonë e veçante elektorale është fyerje që i bëhet diasporës, duke e paralajmëruar se do përballet me rezistencë të madhe.
“Por meqë jam këtu dua të dënoj me ashpërsinë më të madhe pikëpamjen e Edi Ramës të konsideritimit të emigracionit dhe diasporës si një zonë e veçantë elektorale, e paralajmëroj këtu që mos të luaje me të drejtën dhe lirinë e shqiptarëve që janë në të katërt anën e botës. Ata do ushtrojnë të drejtën e votës së tyre për kandidatët e qyteteve apo zonave të tyre të origjinës, Sot teknologjia online e bën 100% të mundshme. Cdo përpjeke e Ramës që shprehur përmes veglës së tij Alibeaj është një përpjekje anti demokratike dhe anti shqiptare. Është një fyerje e madhe që u bëhet emigrantëve dhe diasporës në të katër anët. Do të hase kjo në një rezistencë të madhe”, u shpreh Berisha.
/e.d