Një ditë pasi Roma u shpall kampione e “Conference League” e cila u zhvillua në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në Facebook, duke shprehur edhe falënderimet e tij.
Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar fotot e Marash Kumbullës që feston me flamurin shqiptar dhe të trajnerit të Romës, i cili puth kupën e fitores.
Rama falenderoi te gjithe ata qe sipas tij i dhanë jete eurombremjes se Shqipërisë, ndërsa shprehet krenar për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës.
“MIRËMËNGJES dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.
g.kosovari