Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka kritikuar NATO-n se nuk ka bërë “absolutisht asgjë” në lidhje me pushtimin rus të vendit të tij, njoftoi “Euronews” të mërkurën.
“NATO-ja po rri mënjanë dhe nuk po bën asgjë, ndërsa Bashkimi Evropian po merr vendime revolucionare për të ndihmuar Ukrainën”, ka thënë Kuleba të mërkurën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Luftimet janë shtuar rreth katër qyteteve në Donbas, ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka akuzuar Rusinë se e ka forcuar plotësisht ushtrinë ruse rreth qyteteve Liman, Popasna, Severodonetsk dhe Slaviansk.
Ligjvënësit rusë kanë miratuar të mërkurën një projektligj që rrit kufizimin e moshës për njerëzit që i bashkohen ushtrisë, veprim ky që vjen si rezultat i përpjekjeve të Rusisë për të rekrutuar sa më shumë ushtarë.
g.kosovari
Edhe në Shqipëri ushtarakët dalin 65 vjeç në pension.