Një ditë e nxehtë pritet të jetë kjo e sotmja në vendin tonë. Sipas Meteoalb pjesa e parë e ditës do të dominohet me kthjellime në pothuajse gjithë territorin e Shqipërisë, ku kalime të pakta vranësirash do të ketë vetëm në zonat e thella malore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë rriten në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Ishujt Britanik dhe Jugu i kontinentit do të jenë me kthjellime dhe kalime vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në brigjet e Egjeut dhe në gadishullin Iberik.
g.kosovari