12 vite më parë, në Madrid ngrinte në qiell trofeun e Champions League, festonte edhe me Man.United suksesin në Europa League, fati e solli në Tiranë, në finalen e Conference League, ishte një mundësi unike për të vendosur një rekord të veçante dhe kurrsesi nuk mund ta shpërdoronte.
Jose Mourinho bëhet trajneri i parë në histori që arrin të fitojë të gjithë kompeticionet që organizon UEFA, Champions, Europa League dhe së fundmi Conference League.
Ky trofe, edhe pse për nga rëndësia nuk ka të krahasuar më atë që ka fituar më herët, për këtë arsye ishte i veçantë. Jo vetëm Mourinho, feston edhe Italia, më në fund një skuadër “azzurre” rikthehet të triumfojë në Evropë pas 12 vitesh pritje.