Roma e Jose Mourinhos ka shkruar historinë në Tiranë, teksa është bërë skuadra e parë që ka fituar trofeun e Ligës së Konferencave.
Skuadra italiane mposhti në finale Feyenoordin me rezultatin 1-0, duke siguruar kështu trofeun e parë të ligës më të re Europiane.
Goli i Nicolo Zaniolos, i dhuroi kryeqytetasve trofeun, të cilët kishin pritur më shumë se 60 vite, për të provuar shijen e një trofeu Europian për klube.
Edhe pse holandezët, bënë gjithçka në pjesën e dytë fati nuk ishte me ta, duke bërë që skuadra e Mourinjos të triumfonte.