Sapo ka përfunduar pjesa e parë mes Romës dhe Feyenoord, e vlefshme për finalen e Conference League, në Air Albania, me shifrat 1-0.
Roma kryeson ndaj Feyenoord pas 45 minutash, me një gol të shënuar nga Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të. Një finale që nisi e vakët, me dy skuadrat që mundohen të studiojnë njëra-tjetrën dhe nuk lënë shumë hapësira. Minutat e para nuk dhurojnë shumë.
Herë herë edhe të dyja ekipet gabojnë në pasime, çka çon edhe në mungesën e rasteve për gol. Në minutën e 15-të Roma humbi edhe Mkhitaryan për shkak dëmtimi.
Gjithsesi Roma ia doli ta ndezë atmosferën pas gjysmë ore lojë. Nicolo Zaniolo ishte ai që ndëshkoi skuadrën holandeze dhe italianët shpërthyen në festë kur panë që topi kaloi vijën fatale.
/e.d