Një përplasje mes tifozëve është regjistruar në katin e dytë të tribunës ku ndodhen tifozët e Fejnordit. Një nga tifozët e Romës ka “ngatërruar” vendin dhe është gjendur para holandezëve.
Kjo ka shkaktuar edhe tension dhe shtyrje në stadium. Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë, që tifozi të nxirrej jashtë kësaj zone të nxehtë, për të shmangur një përplasje akoma më të rëndë, që do ia prishte bukurinë kësaj mbrëmje të magjishme.