“Air Albania” shkëlqen pak orë përpara finales së madhe, gjithçka duket në kushte perfekte, gati për të mirëpritur sfidën Roma-Feyenoord.
Presidenti Ceferin në më shumë se një herë u shpreh i bindur se stadiumi i Tiranës është i mrekullueshëm, një kryevepër, pavarësisht kapacitetit jo të madh.
Jose Mourinho zbret në fushën e Air Albania dhe nuk ka qendruar pa pershendetur tifozet e zjarrte ne Air Albania.
Special One, shikon tribunën e kryesore, teksa duket mjaft në ankth dhe i emocionuar.
Trajneri portugez nuk ka humbur asnjë finale Europiane në karrierën e tij, duke fituar me Porton, Interin dhe Man United.
Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, të të dyja skuadrave. Si trajneri i italianëve, Jose Mourinho, ashtu edhe ai i holandezëve, Slot kanë shuar dyshimet dhe kanë zgjedhur nga minuta e parë më të mirët.
Marash Kumbulla do ta nisë nga stoli këtë finale, teksa sfida e sotme do të gjykohet nga Istvan Kovacs, arbitër rumun.
UEFA në faqen zyrtare ka postuar foto dhe video, detaje shumë të bukura që vijnë nga brenda stadiumit, gati për të dhënë trofeun e parë të Conference League.
Atmesfera ne stadium
Tifozët e Fejnordit të cilët pak ditë më parë ankoheshin për çmimet e biletave dhe situatën me shitjet e tyre duket se e kanë anashkaluar gjithçka dhe janë paraqitur të shumtë në numër.
Pamjet nga stadium tregojnë situatën me tifozët holandez të cilët gjenden më të shumtë në numër se ata italianë në mbështetje të skuadrës së tyre, ku nuk kanë munguar dhe banderolat provokuese në drejtim të mbështetësve të Romës. Mbetet për t’u parë sesi do të vazhdojë situata me numrat e tifozerive në stadium deri në startin e sfidës.
In the building ✅
⚽️ Who’ll score first in the final?@JustEatTakeaway | #UECLarrivals | #UECL pic.twitter.com/XMPPcbTXu4
— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) May 25, 2022