Teksa ka nisur hyrja e tifozëve të parë të Romës dhe Feyenoord-it në stadiumin Air Albania para finales së Konferencë Ligë, policia është mobilizuar në të gjitha hyrjet e tij.
Çdo tifoz i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm nga koka te këmbët me qëllim ndalimin e sendeve të forta që mund të shkaktojnë incidente apo përplasje mes dy grupeve të tifozerive në stadium.
Mbrëmjen e djeshme Tirana u kthye në arenë përplasjesh mes dy grupeve të cilat ishin të vendosura në pjesës të ndryshme të qytetit, ndërkohë që policia vendosi kordonë sigurie për të shmangur përplasjen mes tyre./m.j