Ndeshja mes Vllaznisë dhe Skëndërbeut në shkodër ka precipituar në një sërë ngjarjes të pakëndshme. Pas një konflikti mes tifozerive të dy kampeve policia ka ndërhyrë për të shuar tensionet dhe në këtë moment, njëri prej efektivëve është goditur me stol. Është nevojitur ndërhyrja e FNSH-ve për të qetësuar situatën, teksa policia ka arrestuar 3 persona nga Vau i Dejës.
Por disa minuta më parë, një tjetër ngjarje e pakëndshme është bërë shkak i ndalimit të përkohshëm të ndeshjes.
Në minutën e 34′ të pjesës së parë, Marku dhe Ademir në dyluftim për topin u përplasën mes tyre duke mbetur të lënduar në fushë. Pas asistimit të dy lojtarëve nga ana e stafeve teknike, është thirru mbulanca dhe futbollistët janë larguar të dëmtuar nga fusha drejt spitalit.
Ndeshja Vllaznia- Skëndërbeu është e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.