Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotm në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, ku mbeti i vrarë një efektiv i policisë në një sherr banal me kolegun e tij.
Sipas informacioneve konflikti të ndodhur në sallën e mbledhjeve. Punonjësi Çaush Saliasi fillimisht është dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe është futur në sallën e operacionit, ndërsa nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Autori Ludian Zaimi ndodhet në komisariat, ndërsa në vendngjarje janë dëgjuar gjashtë të shtëna.
Sipas informacioneve, të dy janë policë të patrullës së përgjithshme, ndërsa viktima ishte në prag pensioni. Autori ka një vit e gjysmë në polici, kurse viktima ushtronte detyrën prej mbi 20 vitesh.
/a.r