Teksa na ndajnë pak ditë nga finalja e Air Albania mes Romës dhe Feynoord, instancat shtetërore të Italisë dhe të Hollandës japin këshillat përkatëse për tifozët që kanë zgjedhur të shikojnë finalen e Conference League në Tiranë.
Ministra e Jashtme e Hollandës i bën me dije lojtarit të 12-të se Shqipëria është një vend që nuk toleron veprime ekstreme, përdorimin e drogës apo dhunën. Përpara udhëtimit, BUZA thotë se tifozët duhet të marrin disa informacione bazë.
“Autoritetet po bëjnë kontrolle mbi mbajtjen dhe përdorimin e drogës, dhunën dhe ndezjen e fishekzjarrëve. Këta shkelje të fundit dënohen me maksimalisht tre vite burg. BuZa gjithashtu paralajmëron shtetasit holandezë se ekziston rreziku i dënimit me burg për sjellje si shqetësimi i rendit publik apo konsumimi i alkoolit në ambiente publike.Ndonëse euro pranohet si mënyrë pagese dhe mund të këmbehet në shumë vende, Shqipëria, që nuk është një vend i Bashkimit Europian, ka paranë e saj, lekun. Rreth 120 nga këto bëjnë një euro.
BuZa këshillon qytetarët holandezë që të marrin para me vete në rast se bankomatet do të jenë të boshatisura. Duhet të jeni edhe të kujdesshëm për krimet në Shqipëri, sidomos vjedhjen e makinave dhe hajdutët e xhepave” – Shkruan Ministria e Jashtme e Hollandës.
/a.r