Ka dështuar raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Kryeministri Edi Rama, gjatë një prononcim për media pas dështimit të raundit të dytë për zgjedhjen e presidentit të vendit, u shpreh me tone pesimiste për gjetjen e konsensusit me opozitën për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit brenda tre raundeve të para.
Kryeministri Edi Rama në një deklaratë pas seancës plenare në Kuvend u pyet nëse do të ketë mazhoranca vullnetin për një raund të tretë.
Kryeministri u shpreh se nuk kanë partner dhe se tango nuk mund të luhet vetëm.
“Tani duhen dy për tango, nuk mud të bëjmë tango vetëm, nuk kemi partner”, tha Rama./m.j