Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i ka bere thirrje zyrave private dhe bankave qe nuk ofrojne sherbime, qe diten e merkure me 25 maj ta bejne dite pushimi per shkak te finales se Konference Liges qe do te mbahet ne stadiumin Air Albania.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi:
I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që nuk kanë biletë e s’janë në Tiranë mos tentojnë të vijnë atë ditë në Tiranë se qyteti do jetë në dispozicion të tifozerive, miqve dhe atyre që kanë një biletë.
I bëj thirrje të gjithë binzeseve që nuk kanë lidhje me finalen, jo baret e restorantet, e gjithë bizneset e shërbimt, por të tjerat si bankat apo zyrat e ndryshme private që si kemi bërë me institucionet publike apo shkollat ta bëjnë e ata ta shpallin ditë pushimi të mërkurën se do jetë e paralizuar sa i takon qarkullimit të mjeteve gjithë Tirana.
Ne kemi marrë masa që cdo tifoz mik ti ketë dyert e hapura e gjithë kanalet e dedikuara në mënyrë që të aksesojnë Tiranën me formën sa më të lehtë e kollajtë.
Mos tentoni të vini në Tiranë të mërkurë, sepse Tirana do jetë e miqve nga Roterdami dhe Roma./m.j