Në kuadër të operacionit policor të koduar “Çifliku”, është vënë në pranga 41-vjeçari me iniciale T.D. i cili u kap në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.
Arrestimi i 41-vjeçarit u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare në fshatin Çiflik, Konispol, duke transportuar në automjetin e tij, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme
/a.r