Rasti i vrasjes së një gruaje 79-vjeçare në SHBA në vitin 1988, u zbardh pothuajse 35 vjet më vonë
Një test i avancuar i ADN-së në thonjtë e viktimës çoi në identifikimin e vrasësit pothuajse 35 vjet më vonë.
Gruaja 79 vjeçe u vra në Kaliforni, SHBA dhe vrasësi i saj u gjet vetëm së fundi, plot tre dekada e gjysmë më vonë përmes shfrytëzimit të teknologjive të reja.
Prokurori tha se gjetja e provave ishte si të kërkoje dhe më pas të gjeje gjilpërë në kashtë megjithatë ia dolën.
Kronika e krimit
Terry Leroy Bable ishte 32 vjeç kur sulmoi sek’sualisht, theri dhe mbyti Lucille Holdgren brenda shtëpisë së saj, tha për CNBC shefi i policisë Galt, Brian Kalinowski, citon noa.al.
Bramble ishte një burrë i pastrehë dhe një shkelës seksual i regjistruar në skedat policore. kur vdiq për shkaqe natyrore në vitin 2011. Ai ndërroi jetë ndërsa jetonte nën një urë në autostradën 99 në Galt, tha Kalinowski.
ADN-ja e Bramble, e mbledhur gjatë një dënimi për sulm seksual të vitit 1992 në kontenë San Joaquin, përputhej me ADN-në e gjetur në pjesët e thonjve të mbledhura nga trupi i Holtgren, duke ndihmuar detektivët të zgjidhin rastin e vrasjes së të ndjerës, tha Prokurorja e qarkut Sacramento, Anne Marie Schubert.
Schubert tha se testi i ADN-së është aq i avancuar sa që kërkon shumë pak material gjenetik për të marrë një profil të ADN-së.
Më 23 maj 1988, dy miq që kishin shkuar në shtëpinë e Huldgren për ta parë pasi ajo nuk shkoi në kishë një ditë më herët, e gjetën të vdekur në dhomën e saj të gjumit dhe thirrën policinë.
Vrasja e Holggren ishte vrasja e vetme në qytetin me 25,000 njerëz 30 milje në jug të Sacramento, thanë autoritetet. Autoritetet thonë se motivi i vrasjes së Holtgren është ende i panjohur.
Djali i vetëm i Holtgren falënderoi autoritetet për punën e tyre: Më vjen mirë që rasti është zbardhur”, tha ai, “Do të doja që vrasësi të ishte ende gjallë për të përballuar pasojat”. “Do të doja edhe që vëllai im i madh të ishte ende gjallë për të dëgjuar se kush ishte vrasësi”.
/a.r