Shtëpia Botuese me famë botërore “G. Henle Publishers”, në Mynih, ka dhënë mbështetje për Universitetin e Arteve, duke i dhuruar bibliotekës së tyre të gjithë katalogun e tyre të partiturave origjinale Urtext. Ky dhurim përbëhet nga rreth 2 mijë partitura të më shumë se 50 kompozitorëve dhe përbën të gjithë katalogun Henle Urtext.
Kryenegociatori i Shqipërisë me BE, Zef Mazi, është personi kyç që e ka inkurajuar këtë donacion të rëndësishëm dhe e ka ndjekur të gjithë projektin deri në zbatim. I ndodhur në ceremoninë e rastit, Mazi shprehet se edhe pse jashtë portofolit të tij, ai iu përkushtua donacionit për rëndësinë që mbart.
Në një intervistë, Mazi shprehet se partiturat e dhuruara duhet të ruhen me mjaft kujdes, sepse vlera e tyre është mjaft e madhe për artin dhe kulturën tonë muzikore.
Dje morëm një ftesë për një koncert për violinë, piano dhe orkestër të harqaeve te Mendelson. Kuptojme qe ka pasur një arsye, një motiv. Mësuam që ju ishit në koncert dhe ju ishin bërë disa herë falenderime. Mund të na thoni dicka më shumë?
Koncerti u organizua me rastin e vendimit tepër bujar nga Shtëpia Botuese e famshme në botë për Partitura muzikore origjinale të Kompozitorëve të botës. Ajo quhet Hemle Verlag në Gjernani. Me propozim dhe në bashkëpunim me Prof. Rudens Turku, violnist mjaft i njohur dhe vlerësuar gjerman, me origjinë shqiptare, edhe ambassador i kësaj Shtëpie të famshme, Henle Verlag vendosi që t’i bëjë donacion Universitetit të Arteve në Shqipëri 2000 partitura. Prof Turku dhe vete Henle Verlag më kontaktuan personalisht para se të merrej vendimi. Unë i inkurajova maksimalisht që ta bënin këtë donacion; u premtova angazhim për ta realizuar atë. Kështu e ndoqa projektin nga fillimi deri në realizim, edhe pse jashtë portofolit tim.
Eshte per t‘u vlerësuar vecanërisht fakti se ky është donacioni i tretë që Henle Verlag ka bërë në historinë 80 vjecare të firmës. Donacioni është një bibliotekë e vërtetë, që permban 2000 partitura origjinale. Per ceremonine e dorëzimit zyrtarisht të donacionit erdhi në Tiranë Presidenti i Shtepise Helne, Felix Henle dhe Prof Turku. Ceremonia u zhillua ditën e premte të javës që shkoi, në prani të Ministres të Arsimit, Znj Evis Kushi dhe të Ministres të Kultures, Znj. Elva Margariti, stafit drejtues të Universitetit dhe studentë të muzikës. Kontributi im në këtë proces ka qenë modest. Ndërsa gatishmëria, entuziazmi që gjeta tek ministret Kushi dhe Margeriti ishte impresionues. Kjo ishte kryesorja që të realizohej projekti.
Bëhet fjalë për partitura origjinale, si thatë, të shume kompozitoreve të botës. C‘mendoni për vlerën e tyre?
Ky donacion është një kontribut i vyer për artin dhe kulturën tonë, për brezat e rinj që studiojne muzikë sot dhe për brezat e ardhshëm. Nuk mundem të jap vlerë më të madhe se kaq? Studentët dhe pedagogët e muzikës në Universitetin e Arteve nuk do rropaten me fotokopje, me letra edhe të zhubrosura apo, me keq, edhe të grisura here-herë aty-këtu. Partiturat e dhuruara janë origjinale. Ato duhen dhe do të ruhen me mjaft kujdes, sepse vlera e tyre është mjaft e madhe për artin dhe kulturën tonë muzikore. Vecanërisht e rëndësihme është se ata studente dhe pedagogë që janë anëtarë të bibliotekës të Universitetit të Arteve, do të kenë mundesinë e aksesit „oneline“ edhe në partitura të kompozitorëve të tjerë, përvec këtyre që u dhuruan, në faqen zyrtare të Henle Verlag në Gjermani.
Si lidhet portofoli juaj si Kryenegociator për intgrimin e Shqipërine në BE me këtë projekt donacioni?
Duket sikur nuk lidhet, në fakt, në aparencë ashtu është. Fillimisht, una kam njohje shumë të vjetër me familjen e Rudens Turkut. Une mendoj se arti dhe kuultura, dhe muzika si pjesë përbërëse e tyre, është një urë e fortë lidhëse me BE-në. Muzika është një shtysë elegante me shumë vlerë dhe impakt në këtë proces kaq të rëndësishëm për vendin tonë. Kujtoj se perceptimi ndaj nesh, edhe pse ka ndryshuar mjaft, nuk është sheshuar për mirë apo eleminuar. Duhet durim dhe kohë e gjatë të eleminohet. Në këtë drejtim duhet mjaft punë ende. Kutlura dhe arti, muzika, vlerat e vendit tonë në këto fusha, janë të larta dhe mundet të japin kontribut të ndjeshëm, nëse shfrytëzohen dhe perdoren më shumë, më intensivisht, më gjerë. Sot muzika, gjuha universale shpirterore, gjen pasqyrim edhe ne xhestin mjaft bujar që ka bërë Henle Verlad përmes këtij donacioni për Universitetin e Arteve.
Aq domethënës është arti, kultura dhe muzika saqe edhe hymni i Evropës është një pjesëz nga simfonia e 9-të Beethovenit, që njihet si „Ode de Joy“, simfonia korale, që perfaqëson triumfin botëror ndaj luftës dhe shkatërrimit. Ky është një simbolizëm mjaft i bukur, domethënës!
Zëvendë-dekania Merita Tershana është pianiste shumë e njohur dhe shumë e vlerësuar në vendin tonë dhe jashtë. Ju permendet Prof. Turtkun. Ai duket se është pak i njohur në vendin tonë. Dicka më shumë për të?
Rudens Turku është larguar nga Shjqipëria me familjen kur ishte 12 vjec. Ai ka mbaruar studimet e larta dhe master në Universitetin e Muzikës dhe Teatrit në Mynih. Ka pasur profesoredhë violinisten dhe pedagogen me fame botërore, Ana Chumachenko. Turku ka pasur aktivitet intensiv koncertal në sallat më të famshme në botë, si Ëigmor Hall Londer, Herkulessaal në Mynih, Mozarteum në Salzburg, Salla e madhe e Filarmonisë Mynih, CAM në Nju Jork, Festspielhause në Baden-Baden, etj. Turku është ftuar rregullisht në festivsale të rëndësishem të muzikes klasike në Zvicer, SHBA, Itali, Austri, Angli, France, Japoni, Kine, Tajvan, etj.Aj ka interpretuar si solist me shumë orkestra të famshme në botë.
Rudens Turku është themeluesi dhe Drejtuesi Artistik i Starnberger Muziktage që në vitin 2000 (festivali me prestigjoz ndërkombëtar i muzikës në Gjermani), i Olympia Musiktage ne Seefeld Austri që në vitin 2008 dhe Musiktage Films në Zvicër që në vitin 2020. Turku është profesor i violinës në Universitetin Shtetëror në Austri dhe në Akademinë Perosi në Itali. Ai ftohet rregullisht për të dhënë kurse të nivelit të lartë në violinë (master) në SHBA, Itali, Azi, etj. Shoqata muzikore „Friends of Rudens Turku” ka synim mbështetjen e muzikantëve të rinj, talenteve te rinj. Publikimet diskigrafike (CD) të tij kanë marrë nominime dhe cmime të lartë ndërkombëtare.
Presidenti dhe pronari i Henle Verlag ndenji ditë në vendin tonë?
Presidenti i firmes, Felix Henle, të ciln gjej rastin ta falenderoj publikisht për kontributin që jep përmes këtij donacioni për muzikën, kulturën dhe artin tonë, dhe rolin e tyre edhe në integrimin e vendit tonë në BE. Felix Henle ndenji dy ditë e gjysmë në vendin tone. Me tha se vendi juaj është sume i bukur, dinamizmi është i prekshëm, njerëzirt të sjellshëm, po ashtu i prekshëm është edhe zhvilimi. Kjo bie në sy edhe qëndroj vetëm 48 orë këtu. Por premtoj se do të kthehem së shpejti edhe për pushime, më thë.
Shqipëria po vlerësohet gjithnjë e më mirë si vend normal, njëlloj si shumë të tjerë në Evropë dhe në BE. Tregues tjeter i ketij normaliteti, por me rëndësi të madhe konkrete dhe simbolike, është edhe vendimi i UEFA-s për të zhvilluar finalen e kupës UEFA në Tiranë. Tjetër konfirmim i normalitetit është se Shqipëria, me raport institucional me shkrim të BE, konfirmuar edhe nga Presidenti i Këshillit, Michel, tre ditë më parë, i ka plotësuar të gjithë kushtet për të filluar negociatat teknike për antarësi në BE, aty ku ajo e ka vendin. Dhe ne jemi gati.