Andrzej Duda, presidenti polak, është i pari presidenti i një shteti të huaj që viziton Ukrainën që prej fillimit të luftës.
“Vetëm Ukraina ka të drejtë të vendos për të ardhmen e saj”- është shprehur ai.
Në fjalimin e tij në Verkhovna Rada, Duda i kërkoi Ukrainës të mos dorëzohej ndaj “kërkesave” të presidentit rus Vladimir Putin.
Ai shtoi se dorëzimi i çdo territori ukrainas do të ishte një goditje për të gjithë Perëndimin dhe përsëriti mbështetjen e vendosur të Polonisë për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.
/a.r