1471- Lindi piktori dhe gdhendësi gjerman Albrecht Duerer, një nga mjeshtrit më të mëdhenj të Rilindjes. Ai ka realizuar portrete me vlera të mëdha artistike e dokumentare dhe gravura të jashtëzakonshme në dru dhe bakër, të cilat i karakterizon vizatimi i saktë (“Apokalipsi”, “Pasioni i madh”, “Jeta e Nënës së Krishtit”).
1904- FIFA Federata Botërore e Futbollit themelohet në Paris.
1921- Lindi fizikani bërthamor rus Andrei Sakharov, një luftëtar për liritë politike dhe të drejtat e njeriut, fitues i Çmimit Nobel për Paqe në vitin 1975. Si një kundërshtar i paepur i regjimit sovjetik, ai u internua në vitin 1980 nga Moska në Gorki, ku qëndroi deri në vitin 1986. .
1927-Piloti amerikan Charles Lindbergh u bë njeriu i parë që kaloi Atlantikun. Fluturimi nga Nju Jorku në Paris zgjati 33 orë e 29 minuta. Në të njëjtën ditë në 1932, Amelia Earhart ishte gruaja e parë që kaloi Oqeanin Atlantik.
1969- Sirhan Sirhan, i cili në vitin 1968 vrau Robert Kenedin, vëllai i presidentit amerikan John Kennedy, i vrarë gjithashtu, u dënua me vdekje. Dënimi më pas u ndryshua në burgim të përjetshëm.
1989- Studentët kinezë që pushtuan sheshin qendror Tiananmen të Pekinit, duke kërkuar reforma, refuzuan një kërkesë të qeverisë për t’u shpërndarë.
1991- Ish-kryeministri i Indisë Rajiv Gandhi vritet nga një bombë e fshehur në një buqetë me lule gjatë një mitingu parazgjedhor në shtetin jugor indian të Tamil Nadu, pranë qytetit të Madras.
2003- Një tërmet me magnitudë 6.7 godet kryeqytetin algjerian dhe zonën përreth, duke vrarë 2241 njerëz dhe duke plagosur 10243.
2013- Një nga themeluesit e grupit rock The Doors, tastieristi Ray Manzarek, vdes në moshën 75-vjeçare në Gjermani. BETA