Janë të shumta rastet kur qytetarët hedhin mbeturina të ndryshme në hapësirat publike, rrugët dhe sheshet tona, por të pakta janë rastet kur ata janë gjobitur për këtë vepër. Ndotja e mjedisit është shkelje ligjore dhe vepër e cila ndëshkon me gjobë secilin shkelës. Për këtë qëllim Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka nxjerrë Udhëzim Administrativ për Ndëshkimet me gjoba mandatore, i cili tashmë edhe ka hyrë në fuqi. Gjobat kategorizohen nga 5 deri në 100 euro, varësisht nga dëmi që i bëhet mjedisit, ku gjoba më e lartë do të shqiptohet për hedhjen e çfarëdo lloj mbeturine në ujëra të përroskave, lumenjve, liqeneve ose sipërfaqeve të tjera me ujë.