Shtatë ikona janë ekspozuar për herë të parë nga koleksioni i rrallë i muzeut të Artit Mesjetar në Korçë.
Të përzgjedhura nën tematikën “Veglat muzikore në Artin e Ikonografisë Bizantine”, ato janë restauruar dhe sjellë për herë të parë për syrin e publikut në një ekspozitë, duke dëshmuar kështu një tjetër aspekt të artit të kësaj periudhe ku përdorimi i instrumentave lidhej ngushtësisht me religjionin. Ajo që mbetet e rëndësishme është dokumentimi i këtyre gjurmëve përmes penelatave nga piktorët e njohur të kohës.
Muzeu kombëtar i Artit Mesjetar ka një fond të pasur me ikona, objekte dhe dokumente të artit bizantin një pjesë e të cilave ende nuk janë ekspozuar.