Pasi të lërë Presidencën, pas 24 korrikut 2022, Ilir Meta tha se do të jetë “një ushtar i paparë”. Sipas kreut të shtetit, deri në atë datë, “ky institucion do jetë një kështjellë. Ka qenë kështjellë e rrethuar ka qenë nga pjellat më të pabesa të këtij vendi”.
Më pas, “përgjegjësinë për gjithçka sigurisht do e ketë zoti apo zonja presidente e ardhshme që i urojmë suksese”, u shpreh Meta.
“Unë do kem përgjegjësi të tjera në raport me qytetarët në raport me opinionin publik, do jem një ushtar i paparë i mbrojtjes së vlerave të Republikës si e kam treguar dhe në këtë detyrë”, tha kreu i shtetit.
Pyetje: A ndjeni një merak apo shqetësim që edhe këtë institucion që ju e keni thënë shpesh se është kështjella e vetme e pavarur do e ketë mazhoranca?
Presidenti Ilir Meta: Unë i mbaj premtimet. Deri në 24 korrik ky institucion do jetë një kështjellë që ka qenë kështjellë e rrethuar ka qenë nga pjellat më të pabesa të këtij vendi.
Por në momentet më kritike të këtij vendi i është bërë thirrje popullit dhe ata janë tërhequr përkohësisht nga vendimet e tyre.
Unë nuk mendoj se jam në gjendje të bëj çdo gjë, nuk kam aftësi çudibërëse.
Përderisa ata ishn të vendosur, të gjithë ata aktorë që unë i kam përmendur t’ja jepnin të gjitha pushtetet një qeverie gangstere, kam qenë i qartë që në 26 prill se çfarë do ndodhte me këtë institucion.
Do thoni ju pse nuk je larguar që në atë moment? Se unë kam bërë një betim mbi Kushtetutën.
Edhe afati kushtetues është pjesë e këtij betimi për mua me rëndësi të kryej me përgjegjshmëri maksimale patriotizëm këtë detyrë deri në 24 korrik.
Pastaj përgjegjësinë për gjithçka sigurisht do e ketë zoti apo zonja presidente e ardhshme që i urojmë suksese.
Unë do kem përgjegjësi të tjera në raport me qytetarët në raport me opinionin publik, do jem një ushtar i paparë i mbrojtjes së vlerave të Republikës si e kam treguar dhe në këtë detyrë.
g.kosovari