Presidenti Ilir Meta nga konferenca e jashtëzakonshme që po mban sot në Presidencë u pyet nga mediat edhe për pasardhësin e tij.
Pyetje: Çfarë këshille do t’i jepnit opozitës në procesin për zgjedhjen e presidentit të ri?
Meta: Nuk kam asnjë këshillë për t’i dhënë opozitës sepse kanë bërë gabime fatale, një pjesë me ndërgjegje të plotë dhe një pjesë e tyre sepse aq e kishin thellësinë e gjykimit, duke djegur mandatet. Nuk kam asnjë kuriozitet për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.
Këto nuk janë gabime por krime që nuk bëhen një herë në katër vjet, por një herë në 100 vjet.
Nuk kam asnjë kuriozitet për procesin e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm.
g.kosovari