Vëllezërit Veshaj, Donaldi dhe Romeo mbrëmjen e djeshme i bënë një ‘kurth’ mikut të tyre, kantautorit Elgit Doda.
Të ftuarit e mbrëmjes së djeshme ishin Agron Llakaj dhe Semi Jaupaj. Me këtë të fundit Donaldi ka realizuar një lojë, e cila komsistonte në pyetje që ato i drejtonin njëri-tjetrit.
Në rast mos përgjigjeje duhej të pinin një gotë birrë me eks. Gjatë lojës ping-pong aktori njëkohësisht edhe moderatori duhej të telefononte kontaktin e shtatë që kishte në celular dhe t’i këndonte një këngë pa i thënë asgjë. Donaldi shumë sportiv nuk hezitoi ta bënte. Kontakti i shtatë në telefonin e tij përkonte me numrin e Elgit Dodës. Këngëtari u përgjigj, por reagimi i tij ndaj kësaj situate ishte epik.
Biseda:
Donaldi: Alo
Elgit: He mo shpirt, çfarë je tu bo?
Donald: Mirë zemra çfarë po bën ti?
Elgit: Hiç o vëlla, jashtë.
Në këtë moment Donaldi zbaton “dënimin” dhe nis të këndojë këngën e Semit. Pasi këndon, ai i tregon Elgitit se e ka marrë live në emision, dhe ky rreng ishte pjesë e një loje.
“O idiot”,-ka reaguar kantautori. “Nuk je mirë nga trutë. Komplet idiot.”
View this post on Instagram
g.kosovari