Kanë kaluar 22 vjet që nga vrasja e mistershme e Azem Hajdarit, e cila ende vazhdon që të jetë në qendër të vëmendjes së mediave.
Për herë të parë në një intervistë, një anëtar i familjes Hajdari ka përmendur Haklajt dhe marrëdhënien që kanë me ta.
E ftuar në emisionin e moderatores “Glamour Zone”, vajza e Azem Hajdarit, Rudina është pyetur për herë të parë për një temë aq delikate, siç është familja Haklaj.
Ester Bylyku: A të ka rastisur, që qoftë me qëllim apo padashje, sido të ketë qenë situata, të kesh patur kontakt me ndonjë anëtar të familjes Haklaj? Ju ka qëlluar të keni komunikim, apo të rastisni diku?