Gazprom i Rusisë ka ndalur sot eksportet e gazit në Finlandën fqinje si pasojë e përshkallëzimit të mosmarrëveshjes së pagesave për sanksionet e Ukrainës.
Importet përmes pikës hyrëse të Imatra janë ndalur, tha Gasgrid Finland në një deklaratë, raporton BBC, përcjell abcnews.al.
Gazprom ka kërkuar që vendet evropiane të paguajnë për furnizimet në rubla për shkak të sanksioneve të vendosura për pushtimin e Kremlinit, por Finlanda refuzoi.
Ndërkaq, Helsinki zyrtar ka deklaruar se janë përgatitur për këtë situatë, ndërsa sqaron se do të furnizohen me gaz përmes rrjetit të Estonisë.
Vendimi i Rusisë vjen gjithashtu në një kohë kur Finlanda ka aplikuar për anëtarësim në NATO.
g.kosovari