Zjarr në katin e tretë të një godine në Fier. Mësohet se në këtë godinë kanë qenë më parë zyrat e PD, ndërsa aktualisht ky kat është i pashfrytëzuar.
Mesohet se në katin e parë të godinës ndodhet edhe çerdhja nr 1 e qytetit. Zjarrfikësit janë duke punuar por është e vështirë shuarja e flakëve.
Zjarrfikësit janë lajmëruar nga banorë të zonës të cilët kanë parë të dalë tym nga dritaret.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar shërbimin e zjarrfikëses, e cila po bën të mundur shuarjen e zjarrit./m.j