Ervis Martinaj dukej se ka qenë i mirëpërgatitur, edhe në rast se do të vinte dita se do të ishte pre e një operacioni të policisë shqiptare për ta prangosur.
Report Tv ka siguruar foto ekskluzive nga operacioni i forcave RENEA sot teksa ishin në kërkim të një prej njerëzve më të njohur të krimit në vend.
Pamje nga Hotel Arbëria, pronë e Martinajt kur forcat policore kanë zhvilluar një kërkim dhe në një prej dhomave ku mendohet se ka qenë ai janë gjetur sendet që duken në foton e mëposhtme.
Armë kallashnikov, kanabis dhe dorëza janë mes sendeve./m.j