Një 34-vjeçare greke ka zbuluar rastësisht në Bashki se është martuar me një emigrant shqiptar pa dijeninë e saj.
Mediet greke raportojnë se shqiptari kishte dorëzuar në gjendjet civile në Athinë një certifikatë martese false nga Shqipëria, për tu regjistruar në sistem si bashkëshort i shtetases greke për të përfituar në këtë mënyrë leje qëndrimi në Greqi.
Me certifikatën false dhe me autorizimin fals të 34-vjeçares greke, shqiptari ka aplikuare pranë organeve kompetente për të përfituar lejen e qëndrimit në shtetin helen.
Mësohet se ndaj 46-vjeçarit është ngritur padi për falsifikim dhe vjedhje certifikatës false, e cila do t’i kalojë Prokurorisë së Selanikut për hetime të mëtejshme./m.j