Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas arrestimit të 18 personave në super operacionin e SPAK dhe Policisë së Shtetit, ku u goditën edhe 8 grupe kriminale të rrezikshme.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri Çuçi thotë se “asnjë kompromis me krimin e organizuar, asnjë kompromis as me punonjësit e policisë që nuk kryejnë detyrën në luftën e vazhdueshme me krimin apo në rastin më të keq bëhen palë me të.
Do t’i presim rrugën së keqes kudo ajo shfaqet e në çdo kohë, për një Shqipëri më të sigurt e ku së bashku ndërtojmë të ardhmen tonë”.
Reagim i Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi:
8 grupe kriminale të goditura në disa qarqe të vendit dhe 18 të arrestuar.
Përgëzime Policisë së Shtetit dhe SPAK për punën hetimore dhe operacionale, e cila vijon për ekzekutimin e plotë të 32 masave të sigurisë “arrest me burg”.
Asnjë kompromis me krimin e organizuar, asnjë kompromis as me punonjësit e policisë që nuk kryejnë detyrën në luftën e vazhdueshme me krimin apo në rastin më të keq bëhen palë me të.
Do t’i presim rrugën së keqes kudo ajo shfaqet e në çdo kohë, për një Shqipëri më të sigurt e ku së bashku ndërtojmë të ardhmen tonë.
g.kosovari