Enkelejd Alibeaj ka mbledhur këtë mesditë grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Siç mëson gazetari Juxhin Mustafaraj në mbledhjen që po zhvillohet në selinë blu po marrin pjesë 26 deputetë, ndërsa dy prej tyre janë online.
Sikurse abcnews.al ka raportuar më herët pritet që të propozohen emra nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj për President. Konkretisht ndër emrat që po qarkullojnë brenda demokratëve janë Ina Rama, Visar Zhiti, Dritan Demiraj, Dashamir Shehi, Neritan Ceka apo Arben Cejku. Ndërkohë Majlinda Bregu dhe Dashamir Shehi pritet të jenë propozime të aleatëve të PD-së.
Ndër emrat që tërheq më shumë vëmndjen është ish-kryeprokurorja e Përgjithshme Ina Rama, e cila njihet për përplasjet e ashpra me Sali Berishën.
Këto emra vijnë si një përpjekje nga Enkelejd Alibeaj për të propozuar atë që ai ka theksuar në mbledhjet e mëparshme, një President të shqiptarëve dhe jo të partisë.
Në mblehdjen e sotme Alibeaj dhe deputetët do të diskutojnë pikërisht për këta emra që më pas do të dërgohen në tryezën e negociatave me socialistët.
Mbledhja e sotme është bojkotuar nga “Rithemelimi”, për të cilët Alibeaj nuk ka asnjë tagër të negoviojë për presidentin. Gjithashtu në mbledhje mungojnë edhe deputetët që përbëjnë grupimin e tretë, si Ervin Salianji, Grida Duma, Ina Zhupa etj.
Deputetët prezentë në mbledhje:
1.Andia Ulliri
2.Lindita Metaliaj
3.Merita Bakiu
4.Selaudin Jakupllari
5.Kastriot Piroli
6.Kreshnik Collaku
7.Ferdinant Xhaferri
8.Lefter Geshtenja
9.Saimir Korreshi
10.Dhurata Cupi
11.Gazment Bardhi
12.Bledion Nallbati
13.Oriola Pampuri
14.Xhelal Mziu
15.Jorida Tabaku
16.Eralda Tase
17.Dashnor Sula
18.Flamur Hoxha
19.Enkelejd Alibeaj
20.Arbi Agalliu
21.Gerta Bardeli
22.Zef Hila
23.Ramadan Lika
24. Ilda Dhori
24. Zheni Gjergji (online)
26. Emilia Koloqi (online)