Më 20 maj, në prag të festës së saj të emrit, do të jepet vendimi përfundimtar i Gjykatës së Apelit të Athinës për çështjen e përdhunimit dhe vrasjes së Eleni Topaloudi në nëntor 2018 në Rodos.
Gjatë procedurës së sotme, gjyqtarja e çështjes ka kërkuar një fjalë të fundit nga të akuzuarit, por vetëm shqiptari Aleksandër Luca kërkoi fjalën para të gjithëve.
Shqiptari: Zonja Presidente dua të them që nuk jam fajtor.
Gjyqtarja: E keni thënë edhe më parë. Diçka tjetër?
I akuzuari me origjinë nga Shqipëria theksoi se nuk pranonte përdhunimin: Por për çdo gjë tjetër dua të paguaj, kam qenë bashkëpunëtor në vrasje, jam penduar, kërkoj falje, ky person më ka sjellë në më të keqen, dhimbjen e jetës sime, por unë do të paguaj sepse është faji im.
Eleni Topalaudi u vra mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 nga dy të rinj, 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca, njëri grek dhe tjetri shqiptar. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit.
Trupi i saj u gjet i hedhur në shkëmbinj në det. Pasi ishte dhunuar nga dy të rinjtë, ata i kishin lidhur këmbët, e kishin goditur në kokë dhe më pas trupin e kishin hedhur në det. Nga ekspertiza rezultoi se në momentin kur ishte hedhur në det, e reja ishte ende gjallë por ishte mbytur në det pasi nga dëmtimet e marra nuk kishte mundur që të notonte./m.j