Zëri më i fortë brenda Partisë Demokratike kundër Sali Berishës është Gazment Bardhi, ish-sekretari i Përgjithshëm i partisë. Pas akuzave të Berishës se janë marrë peng nga Taulant Balla lidhur me çështjen e presidentit, Bardhi e ka sulmuar ashpër duke thënë se ish-kryeministri po poshtëron veten, në qëllimin e tij për t’u pasuruar ende ndonëse është shpallur Non Grata nga SHBA si një njeri që ka përdorur pushtetin për të rritur zerot në llogarinë e tij personale dhe të familjarëve të tij.
Bardhi e cilëson këtë si një shpifje dhe një sulm kundër tij, pasi ndryshe nga të tjerët në PD, ai nuk është “mburojë e familjes së Berishës.
“Poshtërimi i vetvetes dmth të jesh damkosur ndërkombëtarisht se ke përdorur pushtetin për të pasuruar familjarët, dhe të mos ndalesh, por të kërkosh ti pasurosh akoma, duke marrë peng PD dhe duke baltosur me shpifje këdo që nuk është në PD si mburojë për familjen tënde”, shkruan Bardhi.
Ky reagim vjen pas postimit të Berishës të karikaturës së bërë nga Bujar Kapexhiu, ku e pasqyron Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhit si të blerë nga Taulant Balla, referuar këtu negociatave që kanë nisur për zgjedhjen e presidentit të ri.