Babis Anagnostopoulos, piloti i cili vrau bashkëshorten Caroline, një krim që tronditi Greqinë, u shpall unanimisht fajtor për dy krime. Gjykata e Athinës ka shpallur fajtor Babis për vrasjen e 20-vjeçares dhe qenit të tyre, me qëllim që të fshihte krimin.
Pas dënimit me burg të përjetshëm të pilotit dhe vrasjes së të ëmës, vogëlushja e tyre Lidia diskutohet se do të largohet nga Greqia.
Sipas TheNewspaper.gr, prindërit e Caroline po mendojnë që vajza e mitur e çiftit, të shkojë në Filipine, shtet ku jeton prej vitesh motra e Caroline.
Avokati i familjes, Thanasis Harmanis, ka theksuar se Susanna, nëna e Caroline, është nevrikosur shumë kur është informuar se gjatë kërkimit të faljes, i akuzuari ka kërkuar që të takohet me Lydian pas lirimit nga burgu.
Kujtojmë se Lydia, kur babai i saj do të lirohet nga burgu, do të jetë 20 vjeç.
Avokati theksoi gjithashtu se motra e Caroline ka mbërritur në Greqi dhe do të marrë mbesën, pas përpjekjeve me ambasadën greke në Filipine. Motra e Caroline ka tre fëmijë ku njëri është tre vjeç.
“Ajo do të jetë një familje për Lydian. Do të jetë më e dobishme që fëmija të rritet me vëllezër e motra”, tha avokati.
Ndërkohë ditën e djeshme babai i Caroline tha se Babis do të vuante dënimin në burgun më famëkeq të Greqisë, dhe që ka shumë mundësi që ai mos të arrijë të mbijetojë atje.