Katër Grupet Parlamentare janë mbledhur sot në Kryesinë e Kuvendit për të negociuar për mënyrën sesi do të vijojë procesi i zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.
“Jam dakord që të keni të drejtë të propozimit, por jo monopolin e propozimit. Të drejtën e propozimit e kanë të gjitha palët. Të hënën në 18.00 raundi i dytë. Duhen 20 firma të deputetësh për ta propozuar. I keni? E tillë procedura kushtetuese. Mund të sillni tre kandidatë, por kini parasysh që kandidat që vjen nga katrani me bojë nuk pranojmë. Silleni, po e keni dakordësinë, kjo është gjë e mirë. Mendoj që kështu edhe jemi të barabartë. Dy raunde i keni ju.
PS nuk ka një proces që nuk e përgatit në kohë. Kemi dy muaj që përgatitemi për këtë proces. Nuk kemi përjashtuar tërësisht politikën, por nga Grupi i socialistëve nuk mund të jetë. Me kriteret jemi dakord. Ju keni të drejtën tuaj të propozoni, por nuk është ekskluzive. Deri në raundin e tretë, mund të biem dakord, që ju ta propozoni dhe ne të shohim. Nëse nuk biem dakord, pastaj me respektin e procesit në raundin e katërt ne do propozojmë dhe ju duhet të vini dhe të shpreheni me votë”, tha Balla.
g.kosovari