Një alarm për bombë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, që erdhi përmes postës elektronike nga një burim ende i paidentifikuar, ka ngritur në këmbë policinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative për menaxhimin e mjeteve shpërthyese.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, ka konfirmuar ai për Gazetën Express.
Rektori i UP-së, Naser Sahiti, për mediat ka folur shkurt lidhur me rastin.