Presidenti Ilir Meta ironizoi kryeministrin Edi Rama për thirrjet e tij ndaj SPAK për hetuar presidentin dhe ish kryeministrin Sali Berisha.
Meta u shpreh se Rama i bën këto për të larguar vëmendjen nga hetimet për Inceneratorët.
“Me fakte dhe prova. Për të gjithë mullarët e korrupsionit që lartësohen çdo ditë para syve të qytetarëve shqiptarë. Kush e ka penguar atë të hetojnë Ilirin dhe Saliun. U bën thirrje të hetojnë Ilirët për kërkime arkeologjike. Që të mos hetojnë Stelën, Mërtirin dhe Zoton dhe gjithë grupin kriminal që drejton Shqipërinë.
Do frenojë Ilirin ai me këto lloj përrallash dhe mashtrimesh? Ai e njeh Ilirin më mirë se të gjithë. Edhe e di që Iliri do i shkojë deri në fund të gjithave për ato gjëra që i ka bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve.
U vuri shqiptarëve një njollë me zotërinë që origanizon lobime me këtë që Shqipëria të kthehet në kurs tjetër. Nuk kemi qenë në atë kursin që varët Havzi Nelën për një fjalë të lirë?
Kemi fjalën e Havzi Nelës Liri a Vdekje. Do i japi zemër. Mos flisni shokë, duroni edhe pak. Mos pranoni që jemi grup i strukturuar kriminal sepse Ilirin që na denoncoi me fakte para gjithë shqiptarëve në shkurt”, tha Meta.
g.kosovari