Deputetja demokrate Grida Duma deklaroi në konferencën e kryetarëve se kandidatin për president duhet ta propozojë opozita. Ajo doli kundër qëndrimit të Enkelejd Alibajt për përcaktimin e kritereve për kreun e shtetit duke e quajtur këtë proces fasadë.
Pas saj Elisa Spiropali deklaroi se janë të hapur për propozimet ndërsa ironizoi qëndrimet e kundërta brenda opozitës.
‘Më duket e habitshme që Alibeaj thotë diçka dhe zonja Duma tha diçka tjetër. Së pari duhet të bini dakord se çfarë doni prej nesh, prej vetes dhe çfarë prisni nga ky proces. Keni nisur vetëm letra. Edhe ato të paqarta. Edhe ato të kundërshtuara këtu nga një anëtar dhe një tjetër. Ju folët për një sfidë të pazareve të vjetra dhe skutave. Ju sërish paraqisni kushte.
Ju nuk e sfiduat këtë kulturë. Ne kemi rënë dakord për afatet maksimale. Nuk e keni detyrim ndaj nesh ardhjen në konferencën e kryetarëve. E keni detyrim ndaj qytetarëve që ju kanë votuar. Letrat nuk mund të zëvendësojnë vullnetet dhe proceset. Kemi rënë dakord. Jemi të hapur si për procesin dhe për emrat. Ne kemi të drejtën që na jep kushtetuta të propozojmë emrat. Nuk jeni përfaqësues të OSBE për legjitimitetin e mandateve tona. Ju e keni njohur këtë Kuvend dhe mirë keni bërë se nuk mund të shkoni nga fshehja e arsyeve tuaja”, u shpreh Spiropali.
g.kosovari