Kryeministri Edi Rama ka folur pas seancës së sotme plenare, raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. I pyetur nëse PS ka emër për ta propozuar në raundin e dytë dhe të tretë, Rama u përgjigj shkurt.
“Dihet që ne nuk i kemi 84 votat e nevojshme. Jo (nuk ka emër për President)”, tha Rama.
Rama: T’ja kalojë këtë të drejtë kujt ekzaktësisht sepse ne nuk po dimë as kë kemi në anën tjetër, kemi lloj lloj copash dhe cikash. Nuk e di ku qëndron logjika. Ne e kemi kaluar këtë proces dy herë. Një herë kur kishim numra mjaftueshëm për të bllokuar 84, por një herë kur ne nuk kishim numrat.
PD kishte numrat, për të zgjedhur presidentin. Ne kemi kaluar në këtë proces dhe jemi ulur në tryezë, kemi vazhduar përpara, pavarësisht se shumica e asaj kohe zgjidhi një president që ishte nga radha e partisë së shumicës.
Ky është roli që ka opozita, të gjejë rrugë për një konsensus me shumicën dhe të jetë e hapur për një emër që mund të jetë i propozuar nga shumica nëse bie dakord, nëse nuk bien rrugën ndahen dhe pastaj e vendos vota./m.j