Nuk ndalen kërcënimet në Serbi, ku pas alarmit për bomba në gati 100 shkolla në kryeqytet janë evakuuar dhe tre ndërtesa ministrie.
Sipas mediave vendase, janë evakuuar të gjithë punonjësit në tre sektorë të Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, zyrat e të cilave ndodhen në rrugën Deçanska 8 në qendër të Beogradit. Ky është evakuimi i parë për shkak të një alarmi për bombë nga një institucion shtetëror.
Po punohet intensivisht për identifikimin e autorëve të veprave kriminale në lidhje me raportimet e rreme për bomba që arrijnë çdo ditë në një numër të madh adresash në Beograd dhe qytete të tjera në të gjithë Serbinë.
Anëtarët e MPB-së në bashkëpunim me Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd janë duke i hetuar intensivisht këto raste, ndërsa është përfshirë edhe Departamenti Special për Krimin e Teknologjisë së Lartë të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd.
Për shkak të numrit të madh të raportimeve për bomba, të gjitha kapacitetet në dispozicion të njësive kundër diversionit të MPB-së janë angazhuar në inspektimin e objekteve dhe institucioneve në të cilat janë dërguar raportet, të cilat deri më tani kanë qenë të rreme. Prokuroria e Lartë Publike në Beograd./m.j