Një ndër propozimet për të plotësuar vendet vakante në radhët e sistemit të drejtësisë është që viti i tretë i studentëve të Magjistraturës, të kthehet në vit pune. Kryeprokurori Olsian Çela, në një prononcim për gazetarët pas raportimit vjetor në KLP, tha se kjo do sillte një përmirësim të eficencës së institucioneve.
“…Janë artikuluar disa propozime, një nga ato ka të bëjë me mundësinë e ardhjes sa më shpejt të magjistratëve të rinj në sistem, përmes vitit të 3 të shkollës që mund të kthehet në vit pune siç ka qenë modeli i mëparshëm. Kjo do të mundësonte riparimin mund të themi të këtij dëmi që ka sistemi, në një kohë optimale. Pra nëse ne sot me prurjet që ka shkolla e Magjistraturës do të kishim po themi në vitin 2027 një plotësim të vendeve të magjistratëve për vendet që mungojnë ndoshta ne do arrinim më herët, në mënyrë më optimale të plotësonim këto vende dhe kjo do sillte pa diskutim një përmirësim të eficencës së institucioneve”, tha Çela.
/a.r