Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me eurokomisionerin, Oliver Varhelyi. Ministrja shprehet në rrjetet sociale se i ka theksuar eurokomisionerit bindjen e Shqipërisë se dështimi për të mbajtur konferencën e parë këtë qershor do të ndikojë negativisht në besueshmërinë e BE-së.
“Takim i frytshëm me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në KE, Oliver Varhelyi në margjinat e takimit të Këshillit të Punëve Jashtme me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor. U dakordësuam që vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare duhet të merret në qershor. Nënvizova bindjen e Shqipërisë se dështimi për të mbajtur konferencën e parë këtë qershor do të ndikojë negativisht në besueshmërinë e BE-së dhe situatën në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në postim.
Ministrja Xhaçka ndodhet në Bruksel, ku mori pjesë në drekën e punës me Ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Balkanit Perëndimor.
/a.r